Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre, ndërsa kërkesa e tyre u kundërshtua një ditë më parë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në një konferencë për shtyp, Berisha thekson se kjo gjë vetëm sa do u rrisë oreksin.Nga ana tjetër, shton se sot në vend nuk ka asnjë proces gjyqësor ku të mos hyjë ryshfeti.
“Nuk ka gjë më absurde, vetëm sa u ka rrit oreksin. Nëse ju, gjeni një qytetar të vetëm që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni, por sot ju garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigande në historinë e tij. Ka qenë një periudhë, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini, KE në një raport i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200 mijë deri 300 mijë euro për një emërim në Tiranë.
Këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Mejdani, ishte para kreu detyrën e KLGJ në atë kohë. Kjo praktike u instalua me këta dy persona. Të dy këta, ky çakalli ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ kërkoi që raporti të mos bëhej publik. Sot ju garantoj se shifrat krahasuar me atë kohë janë 2-3 fishuar.”=- deklaroi ai.