HomeSportErnest Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më...

Ernest Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më duan

spot_imgspot_img

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.

24-vjeçari është pjesë e Beshiktashit nga shkurti i vitit të kaluar. Turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.

Dhe pse nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular