Franca, Spanja dhe Greqia mbështesin idenë e vendosjes së një ligji të ri më strikt dhe më të saktë për të ndaluar aksesin e të miturve në rrjete sociale.
Diskursi evropian mbi aksesin e fëmijëve në mediat sociale ka filluar, me tre shtete anëtare të BE-së që promovojnë idenë e “moshës së rritur dixhitale” ose moshës nën të cilën lidhja me platforma të tilla do duhet të ndalohet.
Për Francën, Spanjën dhe Greqinë, qëllimi është mbrojtja e të miturve nga përmbajtja e rrezikshme në internet.
“Sot, në kushtet dhe afatet e përdorimit të këtyre platformave, ekziston tashmë një kufi minimal moshe prej 13 vjeç”, shpjegon Clara Chappaz, Ministrja Franceze për Inteligjencën Artificiale dhe Ekonominë Digjitale.
Megjithatë, Chappaz shton: “Ne kemi qenë të gjithë fëmijë dhe është shumë e lehtë të ndryshosh datën e lindjes. Pra, sistemi aktual do të thotë që, mesatarisht, fëmijët hyjnë dhe krijojnë llogari që nga mosha 7-8 vjeç.”
Franca, Spanja dhe Greqia besojnë se algoritmet e përdorura nga rrjetet sociale i ekspozojnë fëmijët shumë të vegjël ndaj përmbajtjes që shkakton varësi, e cila mund të çojë në rritje të ankthit ose depresionit.
Ata gjithashtu argumentojnë se ekspozimi i tepërt mund të kufizojë zhvillimin e aftësive të caktuara dhe të dëmtojë aftësitë njohëse te fëmijët.
Legjislacioni i Bashkimit Evropian
BE-ja aktualisht ka në fuqi legjislacionin në formën e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), i cili trajton përmbajtjen e paligjshme në internet, siç janë gjuha e urrejtjes, terrorizmi dhe pornografia me fëmijë.
Ligji ka qenë në fuqi për gati dy vjet për platformat dhe motorët e kërkimit më të mëdhenj dhe pak më shumë se një vit për organizatat më të vogla.
“Ne besojmë se rregullat e reja duhet së pari të zbatohen siç duhet. Ende nuk i kemi parë të gjitha rezultatet”, thotë Constantin Gissler, Drejtor Ekzekutiv i Dot Europe, i cili përfaqëson shërbimet dhe platformat online në Bruksel.
“Mendoj se është paksa e nxituar në këtë fazë që tashmë po diskutojmë rregulla të reja dhe mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme të merret më shumë parasysh realiteti dhe implikimet e një ndalimi të tillë për të miturit”, shton ai.
Parisi, Madridi dhe Athina gjithashtu propozojnë integrimin e sistemeve të verifikimit të moshës dhe kontrollit prindëror për pajisjet e lidhura me internetin.
Komisioni Evropian po punon aktualisht për zhvillimin e një aplikacioni për verifikimin e moshës.
Muajin e kaluar, ai publikoi udhëzime të draftuara për të mbrojtur të miturit, të tilla si masa për të verifikuar moshën e përdoruesve ose për të vendosur llogaritë e fëmijëve si private si parazgjedhje.
Gjithashtu po kryen hetime kundër TikTok, Instagram dhe Facebook në lidhje me mbrojtjen e të miturve