HomeSportNjë Milan shqiptar, Igli Tare kërkon Xhakën edhe Brojën

Një Milan shqiptar, Igli Tare kërkon Xhakën edhe Brojën

spot_imgspot_img

Edhe pse shumë zëra qarkullojnë për largime nga Milani, klubi kuqezi po përgatitet për disa blerje të rëndësishme në merkaton e ardhshme, duke u fokusuar kryesisht në përforcimin e mesfushës.Përveç talenteve të reja si Riçi, Rovela dhe Nikolusi Kavilia, drejtuesit e “Djallit” shikojnë me interes edhe mesfushorin Granit Xhaka, i cili aktualisht është në pronësi të Bajer Leverkusenit. Xhaka, një prej lojtarëve të preferuar të drejtorit sportiv, Igli Tare, ka qenë objektiv edhe më parë, konkretisht kur Tare tentoi ta transferonte te Lacio katër vjet më parë. Mesfushori zviceran mbetet një nga prioritetet e Milanit, megjithatë vlera e tij e konsiderueshme, midis 15 dhe 20 milionë eurove, si dhe kontrata deri në vitin 2028 me Leverkusenin, e bëjnë transferimin një sfidë të vërtetë. Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, Milani po ndjek një strategji pritjeje në lidhje me këtë çështje.

Igli Tare dëshiron të presë fillimisht rezultatet e bisedimeve që do të zhvillohen së shpejti midis Granit Xhakës dhe trajnerit të ri të Leverkusen, Erik Ten Hag. Mesfushori, që me Ksabi Alonson në stol ishte një element kyç në skuadër, dëshiron të kuptojë planet që trajneri i njohur ka për të në ekip. Në këtë mënyrë, Milani do të niste përpjekjet serioze për transferimin e Xhakës vetëm nëse do të ketë një sinjal të qartë pozitiv, si nga ana e vetë lojtarit, ashtu edhe nga Bajer Leverkusen. Deri atëherë, kuqezinjtë do të vazhdojnë të monitorojnë situatën me kujdes dhe të mendojnë edhe për opsione të tjera për mesfushën e tyre.

ARMANDO BROJA- Por Granit Xhaka nuk është i vetmi shqiptar që Igli Tare është duke ndjekur me vëmendje. Ai gjithashtu është duke konsideruar mundësinë për të transferuar në Milano edhe talentin kuqezi Armando Broja. Këtë të fundit, Tare e ka ndjekur nga afër në sfidën Shqipëri-Serbi ku bëri një paraqitje të mirë. Brojës do t’i krijohej një hapësirë te Milani në rast se Luka Joviç do të merrte vendimin përfundimtar për mos qenë më pjesë e kuqezinjve. Megjithatë, për momentin është raportuar se Igli Tare është vetëm në proces monitorimi të situatës së Armando Brojës dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të nisë negociatat me Çelsin për të sjellë talentin kuqezi në Milano apo jo. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular