Një sherr mes disa personave ka ndodhur Zharrës, Patos. Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz, ndërsa kanë goditur me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.
I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë.