Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.
Temperaturat minimale do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

