Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (11 qershor) në fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku është gjetur i pajetë shtetasi Selim Velsula rreth 65 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet prerës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forcat e Policisë, të cilët po punojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet janë në vijim