HomeAktualitetI detyronin të hanin ushqim nga mbeturinat dhe i ofendonin/Dy mësuese në...

I detyronin të hanin ushqim nga mbeturinat dhe i ofendonin/Dy mësuese në një çerdhe në Itali akuzohen për keqtrajtim të fëmijëve

spot_img

Dy mësuese që punonin në një çerdhe private në Asti të Italisë janë pezulluar nga puna pasi akuzohen për bashkëpunim me njëra-tjetrën për keqtrajtim të fëmijëve të moshës tre deri në pesë vjeç. Në videot e regjistruara nga kamerat e instaluara nga autoritetet italiane për hetimin, shihen dy mësueset duke i tërhequr fëmijët nga jakat e përparëseve.

Mësueset sillenin në mënyrë mizore me të miturit, ku një fëmijë me ngjyrë e quanin vazhdimisht “Zulu”, një tjetri me origjinë shqiptare, i drejtohenin me epitete fyese, ndërsa një vajzë të vogël e kanë detyruar të hante ushqim nga mbeturinat .

Hetimi filloi kur nëna e njërit prej fëmijëve raportoi incidentin në polici pasi djali i saj u kthye në shtëpi nga shkolla me një shenjë të nxire në ballë. Fëmija, shkruajnë mediat italiane, dyshohet se i tha nënës së tij se një mësuese e kishte rrahur me fshesë.

Policia më pas instaloi kamera në klasat e çerdhes, të cilat dyshohet se filmuan disa episode dhune në prill. Disa fëmijë dyshohet se u tërhoqën nga flokët, të tjerë u detyruan të uleshin në dysheme në një cep. Ata gjithashtu dyshohet se iu nënshtruan kërcënimeve dhe presionit psikologjik të llojeve të ndryshme. Sipas hetuesve, një mësuese dyshohet se merrte ushqim nga çantat e shpinës së fëmijëve dhe e hëngri atë.

Një nga mësueset, e mohoi të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe komentoi mbi fyerjet duke thënë se “nuk mund të thuhet asgjë më shumë”. Dy gratë ishin akuzuar edhe më parë për ngjarje të ngjashme të ndodhur midis viteve 2012 dhe 2013 në një tjetër çerdhe, gjithashtu në provincën e Astit. Njëra prej tyre ishte liruar nga akuzat, ndërsa e dyta, e cila në atë kohë ishte koordinatore e shkollës, ishte dënuar me tre muaj për abuzim me mjetet e korrektimit (përdorimin e metodave të tepërta në ndëshkimin e nxënësve).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular