HomeAktualitetU fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga...

U fut të shpëtonte djalin, u mbyt edhe e ëma! DETAJE nga ngjarja TRAGJIKE

spot_imgspot_img

Të martën në mbrëmje në Kanada, një nënë 34-vjeçare nga Deçani, Elzina Halit Ramosaj, dhe djali i saj 3-vjeçar, Eloni, humbën tragjikisht jetën në një pishinë private. Sipas informacioneve paraprake në pishinë u fut djali dhe më pas e ëma në tentativë për ta shpëtuar. Besohet se e ëma është futur të shpëtojë djalin, por ka humbur jetën edhe ajo, ndërkohë bëhet fjalë për një familje emigrantësh që jetonte në Kanada.

Një i afërm i familjes, Blerim Brahimi, shkroi lidhur me tragjedinë:
Po shkruaj me shum shum dhimbje për t’ju njoftuar se me 10 Qershor2025 përjetuam një humbje shum te madhe: Elzina dhe Djali i vogel Elon ndërruan jetë.
Kjo përvojë e vështirë është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe më duhet kohë të bashkohem me familjen time dhe ta kaloj këtë kohë te veshtire. Faleminderit për dhembshurinë tuaj.”

Bashkim Ramosaj, kryetari i bashkisë së Deçanit ndau këtë mesazh ngushëllimi.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Elzina Halit Ramosaj dhe djalit të saj të vogël, Elonit.

Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë ne sot.

Në emër të Komunës së Deçanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve.

Lutemi që Zoti t’u japë forcë në këtë moment të rëndë dhe që shpirti i Elzinës dhe engjëllit të saj të vogël të prehen në paqe.”

“Jemi të shokuar. Kemi qenë në një lagje, jemi rritur bashkë rrugëve të lagjes. Jam i shokuar dhe pa fjalë. Dhimbje shumë e madhe”, deklaroi ai.

“Tani jemi duke shkuar tek familja e saj”, përfundoi deklarimi i kryebashkiakut të Deçanit.

NGJARJE TRAGJIKE në familjen shqiptare/ Futet të shpëtojë
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular