Të kalosh kohë vetëm me veten dhe të shijosh jetën si beqar është bërë më shumë se një zgjedhje është një stil jete që po fiton zemra dhe mendjet e shumë njerëzve. Kjo filozofi e vetmisë si një burim pasurie dhe kënaqësie po përhapet fuqishëm, veçanërisht përmes një vale të re librash dhe përmbajtjes mediatike.
Në filmin e fundit “Perfect Days” të Wim Wenders, protagonisti, një pastrues tualetesh në Tokio, jeton në harmoni me vetminë e tij: ai kujdeset për bimët, mediton, dëgjon muzikë dhe lexon. Ky portret i qetësisë së thellë është përshkruar si një “meditim mbi paqen e një ekzistence të thjeshtuar”, duke prekur thellë zemrat e shikuesve.
Megjithatë në vitet e fundit, ka pasur një rritje të dukshme të librave dhe përmbajtjeve që promovojnë vlerën e vetmisë. Në vitin 2024 dolën tituj si “Solitude: The Science and Poëer of Being Alone” dhe “Solo: Building a Remarkable Life of Your Own”, ndërsa më herët u botua “Single: Living a Complete Life on Your Own Terms” nga Nicola Slawson. Emma Gannon, autore e romanit “Table For One”, trajton me një këndvështrim të ri marrëdhëniet dhe gjen gëzim në jetën solo, duke sfiduar idetë tradicionale të dashurisë dhe çiftit.
Kjo rritje e interesit për vetminë vjen pas periudhës së izolimit gjatë pandemisë, kur termi “epidemia e vetmisë” u përhap gjerësisht. Megjithatë, ekspertët pohojnë se duhet bërë dallimi i rëndësishëm mes vetmisë, e cila mund të jetë e dëmshme, dhe vetmisë së zgjedhur, që sjell qetësi dhe përfitime psikologjike.
Shumë nga librat dhe autorët e rinj nxisin një vlerësim më të thellë dhe pozitiv të vetmisë, duke e parë atë si një mundësi për kreativitet, reflektim dhe zhvillim personal. Emma Gannon thotë se pandemia na ka mësuar të dallojmë më mirë izolimin nga vetmia e zgjedhur dhe gëzimi i kohës me veten.
Një tjetër faktor që lidhet me këtë trend është ndryshimi i qëndrimeve të brezit të ri dhe të mijëvjeçarëve ndaj marrëdhënieve romantike dhe martesës. Studimet tregojnë se shumë prej tyre e shohin martesën si një traditë të vjetëruar dhe preferojnë të jetojnë më shumë në pavarësi dhe liri, duke pranuar jetën solo si një zgjedhje pozitive.
Në historinë e artit, vetmia ka qenë gjithmonë një temë e admiruar, nga pikturat romantike gjermane e deri tek portretet e jetës urbane të artistëve amerikanë si Edëard Hopper, që e tregojnë vetminë si një gjendje krenarie dhe shumë të fuqishme.
Shkrimtari Daniel Schreiber dhe autori Peter McGraë theksojnë se shoqëria duhet të pranojë se dashuria romantike nuk është modeli i vetëm i jetesës dhe se jeta solo ka vlera të mëdha, pa u mbështetur në stereotipe dhe pritshmëri shoqërore.
Si të përfitojmë më shumë nga koha vetëm me veten?
Ekspertët këshillojnë të gjejmë një ekuilibër të shëndetshëm mes kohës vetëm dhe marrëdhënieve sociale, duke zgjedhur vetminë për qejf dhe jo si detyrim. Aktivitetet kreative, sporti, leximi apo thjesht relaksi i vetëdijshëm janë disa nga mënyrat më të mira për ta shijuar atë.
Për shumë njerëz, veçanërisht ata që jetojnë vetëm, kjo kohë solo është një mundësi për t’u rikthyer tek vetja, për të reflektuar dhe për të gjetur paqe dhe kënaqësi të vërtetë.
Në fund, çelësi është gjetja e balancës së duhur: nevojës për kontakt njerëzor dhe dëshirës për qetësi personale, për një jetë më të plotë dhe të lumtur./tvklan.al