HomeSocialeWolt+ Weeks: Ulje ekskluzive në restorante gjatë verës

Wolt+ Weeks: Ulje ekskluzive në restorante gjatë verës

spot_imgspot_img

Tiranë, 13 qershor 2025 – Wolt po e nis verën me nismën e saj më ngazëllyese të marketingut: Wolt+ Weeks, një fushatë tre-javore që do të zhvillohet nga 9 deri më 29 qershor në gjithë Shqipërinë. E fokusuar tërësisht në shpërblimin e anëtarëve të Wolt+, fushata sjell një valë ofertash ekskluzive, zbritjesh të mëdha dhe surprizash nga disa prej partnerëve më të njohur të restoranteve në platformë.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës, përdoruesit e Wolt+ mund të përfitojnë ulje të konsiderueshme përmes aplikacionit Wolt, me zbritje deri në 40%, nga restorantet më të njohura në vend.

Fushata është e hapur si për anëtarët ekzistues të Wolt+, ashtu edhe për përdoruesit e rinj, të cilët regjistrohen gjatë kësaj periudhe promocionale. Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë përmes aplikacionit Wolt ose faqes zyrtare të Wolt. Përmes një abonimi mujor prej vetëm 300 lekësh—ose një plani vjetor me zbritje prej 2511 lekësh—anëtarët përfitojnë të gjitha avantazhet e fushatës, përveç përfitimeve ekzistuese siç janë: dërgesa falas për porositë mbi 600 lekë nga restorantet brenda një rrezeje prej 5 km dhe 10% zbritje kur porosia merret direkt në pikën e shitjes.

“Me Wolt+ Weeks, po fokusohemi te ajo që përdoruesit tanë duan më shumë — ushqim i shkëlqyer nga restorantet e tyre të preferuara, me një vlerë të pakonkurrueshme. Kjo fushatë është mënyra jonë për të falënderuar anëtarët e Wolt+ për besnikërinë e tyre, ndërkohë që u japim edhe përdoruesve të rinj mundësinë për të zbuluar përfitimet e programit më lehtë se kurrë. Jemi krenarë që bashkëpunojmë me kaq shumë restorante të mrekullueshme për të realizuar me sukses këtë nismë.” – u shpreh Vassilia Karantza, Drejtuese Rajonale e Strategjisë dhe Planifikimit në Wolt.

Wolt+ Weeks premton të sjellë edhe më shumë emocion dhe kursime për të gjithë dashamirësit e ushqimit në mbarë Shqipërinë këtë qershor, duke e bërë këtë një periudhë ideale për t’u abonuar dhe për të zbuluar gamën e plotë të shërbimeve që ofron Wolt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular