HomeSportBefasohet Milani, i mbetet në dorë Teo Hernandez se nuk e dëshirojnë...

Befasohet Milani, i mbetet në dorë Teo Hernandez se nuk e dëshirojnë tifozët

spot_imgspot_img

Atletiko Madrid është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e Teo Hernandez. Ky është lajmi që vjen sot nga mediat italiane të cilat bëjnë të ditur se spanjollët kanë ndërprerë bisedimet për një transferim të mbrojtësit që dukej thuajse çështje e mbyllur.

“Gazzeta Dello Sport” bën të ditur se kërkesa prej 20 milionë eurosh e Milanit është cilësuar e ekzagjeruar, por nuk ka qenë problemi i vetëm. Sipas saj, te Atletiko janë shqetësuar më shumë për faktin se tifozeria e zjarrtë e kësaj skuadre nuk e do mbrojtësin që e etiketon tradhtar.

Ky i fundit la Atletikon në akademinë e të cilit ishte formuar, për të shkuar te Realit e në vitet në vijim nuk ngurroi të tallej shpeshherë me ish-skuadrën e tifozët e saj. Edhe marrëdhënia e tij me Diego Simeonen nuk ka qenë më e mira e mundshme, arsye pse trajneri argjentinas nuk kishte shtyrë për afrimin e mbrojtësit.

Ndaj marrëveshja që dukej drejt finalizimit mes palëve, tan mund të cilësohet e dështuar dhe Milani e sheh veten përsëri me mbrojtësin në dispozicion, në vitin e fundit të kontratës dhe pa dëshirë të palëve për rinovimin e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular