‘Komisari’ që rrëfen në emër të dritës
Një vështrim kritik mbi librin me tregime “Në emër të gjakut” të Ahmet Prencit
Nga Monika Stafa
Gjithkush nga ju i mban mend sekuencat e një televizioni grek që patën filmuar në mars të vitit 1997 një fëmijë shqiptar që shkrehte në ajër, plumbat me një automatik në duar.
Një tmerr i vërtetë që asesi nuk duhej publikuar. Për shkak të Kodit të Etikës; për shkak të Kodit të familjes por dhe shumë kodeve të tjera, që ata që nënshkruan disa të drejta aty nga fillimi i Mesjetës me Magna Carta-n e kishin një arsye: njerëzit të pushonin së vrari apo së përndjekuri njëri-tjetrin.
Por a i pushoi njerëzimi krimet kundër sho-shoqin?
Atëherë dhe sot. Përgjakjet vazhdojnë. Sot bota është hapur dhe ne shohim cdo ditë fëmijë të pangrënë, të vrarë dhe të varfër. Mendoni deri sot, në shek. e 21 -të asgjë nuk ka ndryshuar si atëherë.
Nuk ndyshoi asgjë edhe në vitin 1997. As në fillim të viteve ’90 në ish- Jugosllavi. As në vitin 1999 në Kosovë dhe as sot në Ukrainë e Gaza.
Izrael apo dhe Iran. Njeriu eci shumë me revolucionet që i përdori në interes të tij. Bëri gjithcka të përmbushte egon e tij por jo t’i jepte fund luftrave dhe konflikteve. Gjakut të fëmijëve dhe armëve po ashtu.
Lufta, masakrat, gjaku dhe dhuna kanë vënë gjithëherët në provë raportin që njeriu ka me tokën, me bashkësinë në të cilën ai jeton. Më së shumti i luhatur mes detyrimit për të qenë i mirë apo i keq, i vërtetë apo i përgjegjshëm, skllav i forcave më të mëdha se ai apo mbrojtës i së drejtës.
Dhe në fund cfarë ka mbetur prej tij … është sërish… ai, mes dilemave, dyshimeve, pabesisë se jeta nuk qenka asgjë vec pasurisë dhe pushtetit.
Dhe ka ndodhur kjo kudo. Nuk ka rëndësi ku je. Në New Jork, në Romë apo dhe në Azi e Jeruzalem. Asgjë nuk ka ndryshuar që prej fillesës. Njeriu është rritur por ai ende ka mbetur i pari, mbartës i gjeneve të Kainit.
Sot na ka ardhur një libër i vecantë që më shumë sesa një libër me dëshmi apo i praruar me vlera artistike më nxiti të mendoj. Të mendoj se cfarë jemi ne?
‘Në emër të gjakut’ është vetëm një pjesë e kësaj bote që na rrethon cdo ditë, cdo kohë e cdo rresht. Mund të ishte në emër të jetës, në emër të pushkës, në emër të vdekjes… nuk përbën asnjë ndryshim. Por autori zgjodhi ‘gjakun’ si njeri i së drejtës. Por jo vetëm. Edhe si njeri i brishtë që kjo tokë, kjo botë duket se atij i dhemb.
Ahmet Prenci, autori me ndjesi të kultivuar artistike përfshin në librin e tij tregime të jetës, fate njerëzish që përgjithësisht e kanë shkruar vetë emrin e tyre.
Është Shqipëria jonë në një kohë jo fort të largët… Viti 1997, që kush e jetoi patjetër që e kujton si një apokalips të cmendur që i ra Shqipërisë ta mbajë.
Nuk kish ndodhur kurrë. Asnjëherë.
As kur kryqëzatat papale shkatërruan qytete e mbretëri në Europe e shkuan deri në zemër të Lindjes së Largët. Jo, asnjëherë nuk ish djegur toka shqiptare aq shumë sa në këtë vit të tmerrshëm.
Dhe kur? Atëherë kur kontinenti priste më me dëshirë ta fuste atë në gjirin e vet.
Por nuk ndodhi.
‘Në emër të gjakut’ është vëllimi më i fundit me tregime i Ahmet Prencit, i cili si një ditar që skalit cdo javë ngjarje e ndodhi ngjethëse, na vendos para një përgjegjësie akoma më të madhe mbi atë që quhet kujtesa jonë kolektive dhe përse ne nuk duhet të harrojmë.
Shkrimtari na ka sjellë me këtë libër që përvec vlerave artistike që ai mbart, edhe një mesazh të cilin duket se e ka mbajtur si peshë të rëndë në nënvetëdijen e tij; ne duhet të tregojmë.
Duhet të flasim. Duhet të rrëfejmë. Si At Zef Pllumi në thirrjen e tij biblike; Rrno për me tregue.
Si jurist apo mbrojtës i të drejtës në profesion, Ahmet Prenci në tregimet e tij pavarësisht ngjarjeve që shfaqen të zymta e plot tragjizëm, duket se e ka shijuar drejtësinë që personazhet e tij edhe pse kanë bërë krime, kanë marrë përsipër ta bëjnë atë vetë.
Tregimet mbajnë ende plagë të pambyllura. Nuk kuptohet nëse ato janë vërtet kështu si ai i përshkruan apo ka letërsi në simbolikat dhe metaforat e përdorura. Por një gjë duket qartazi, shkrimtari është cliruar kur ato na i ka dhuruar edhe në formën e një libri artistik.
Të ruajtura me shumë kujdes si fabula që qëndrojnë aty derisa koha të vijë, libri është dhe si një kujtesë që respekton arkivimin, selektimin dhe rrekjen e palodhur për t’i hedhur ato në formë artistike.
Dhe kjo padiskutim është një punë e lavdërueshme që meriton më shumë sesa një vëmendje lexuesi. Të sjella me një mesazh reflektimi mbi disa vlera të cilat sot shihen si të një tjetër kohe.
Ato janë krenaria kombëtare, ruajtja e dinjitetit të njeriut dhe respekti ndaj të urtit që vepron jo për ofiqe por për besnikëri atdhedashëse.
I prekur nga këto rrëfenja, Ahmet Prenci na ka shtyrë në udhën e një historie që e njohim jo pak, prej faqeve jo fort zyrtare të letërsisë. Në tërësi ato janë histori malësorësh, histori me kanune, me gjaqe, histori mbushur me drama e dhimbje… sa më së shumti kur i lexon dridhesh prej tragjizmit që sjell një besë e prerë, një jetë e shkuar dëm për shkak të mendësisë apo budallallëkut që mban një tokë apo një shoqëri për fat të keq ende e pakultivuar.
Në fund të fundit, një pjesë e jona që duket se nuk don të shohë cfarë ka përtej gardhit të vet.
Një tokë e ashpër që më të mirët i detyronte të iknin gjithmonë larg. Apo ndoshta edhe i vriste…si Komisari i Dritë