HomeSocialeShoferi i autobusit Tiranë – Athinë i merr 800 euro për vulë...

Shoferi i autobusit Tiranë – Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

spot_imgspot_img

jë banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm.

Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet të paguash gjobë 1200 euro, se ke shkelur ditët e qëndrimit në Greqi.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Agim Mema, i cili thotë se shoferi që i ka marrë 800 euro quhet Shpëtim Kola. Ai thotë se qytetari ishte në Greqi dhe shoferi i merrte përsipër vulosjen pa qenë i pranishëm vetë, kundrejt parave.

Ai thotë se me shoferin e ka lidhur një miku i tij që i ka thënë se “mbaron punë”. “Unë isha emigrant dhe s’doja të vija në Shqipëri dhe pagova 800 euro që të qëndroja edhe 3 muaj më shumë. I dhashë pasaportën dhe ma ktheu pas disa javësh. Më tha se tani s’ke asnjë problem mund të qëndrosh. Ai tha se kështu bëjnë të gjitha. Unë s’kisha letra ndaj, dhe punoja ku të mundja” pohon qytetari.

Më tej shton se, ai pagoi 800 euro dhe duhet të paguajë edhe 1.200 euro të tjera. “Ku t’i gjej. Tani unë as iki dot, ngela këtu dhe punoj kamarier në Durrës me pagë të vogël. Kam familje për të mbajtur dhe më mori në qafë” thotë ai.

Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën. T’i jap unë lekët se s’kam çfarë të bëj”.

Më pas e pyet se çfarë u bë, teksa ai i përgjigjet se “duro se e jotja u gjet më duket”. Shoferi i thotë Agimit që të rrijë i qetë se do të përgjigjet ai për çdo gjë. Agimi i kërkon me ngulm që t’i nisë pasaportën te vendi ku ndodhej emigrant në Greqi, ndërkohë shoferi i thotë se “do të ta nis, do të përgjigjem unë”.

Agimi i shkruan se “sa lekë deshe të çova 800”. Ai i përgjigjet se nuk është problemi askund dhe do t’i dërgojë pasaportën. Ndërkohë, në datën 1 maj 2025, pasi Agimi ka marrë pasaportën, e pyet shoferin për problemin që hasi në doganë. Shoferi i autobusit i shkruan se “mua s’më ka bërë vaki, se po të ishte se kishte problem kjo, të mbanin brenda”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular