HomeSportTjetër rekord për Nadalin, raketa e tij shitet për çmimin marramandës

Tjetër rekord për Nadalin, raketa e tij shitet për çmimin marramandës

spot_imgspot_img

Raketa e tenisit më e shtrenjtë në botë është ajo e Rafa Nadalit dhe i përket vitit 2017, e përdorur në finalen e turneut grand slam “Roland Garros”.

Raketa me të cilën tenisti spanjoll fitoi me tre sete kundër. Zviceranit Stan Wawrinkas është shitur për 157,333 dollarë. Ky është rezultati i një ankandi “online” të mbajtur në platformën “Prestige Memorabilia”.

Çmimi përfundimtar është më i larti i paguar ndonjëherë për një objekt që i përket kampionit spanjoll, një shifër që ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 139,700 dollarësh, që datonte vitin 2022, shumë e paguar për raketën e përdorur nga majorkani në finalen e “Australian Open” atë vit. Nadal, i cili u tërhoq gjatë vitit të kaluar është një prej emrave më të mëdhenj në historinë e tenisit, fitues i plot 22 turneve grand slam në karrierë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular