HomeAktualitet5 shqiptarë gjenden në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e...

5 shqiptarë gjenden në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e Jashtme: Ambasada, në kontakt të vazhdueshëm me ta

spot_imgspot_img

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit. Sipas njoftimit më të fundit, deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht, janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm. “Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, Ambasada Shqiptare në Tel Aviv ka vendosur në dispozicion numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular