Gjykata e Lartë ka bërë një hap të rëndësishëm në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në burg. Institucioni ka caktuar gjyqtaren që do të marrë në shqyrtim rekursin e paraqitur nga mbrojtja e tij.
Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë është publikuar emri i gjyqtares relatore për këtë çështje, Albana Boksi. Deri më tani, nuk është përcaktuar ende një datë për seancën gjyqësore.
Përveç Veliajt, rekurs kanë paraqitur edhe disa nga biznesmenët e përfshirë në të njëjtin hetim penal. Ndërkohë, bie në sy mungesa e emrit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, në listën e rekursit.
Kjo, pasi ndaj saj është vendosur masa më e lehtë “detyrim paraqitje”, një vendim që nuk është kundërshtuar nga SPAK, për shkak se ajo është nënë e një fëmije të mitur.
Publikimi i emrit të gjyqtares daton më 13 qershor, çka tregon se rekursi i kryebashkiakut është regjistruar në Gjykatën e Lartë gjatë orëve të fundit.