Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, Simon Zereci komandohet drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Zereci mbante detyrën si zëvendës drejtor i përgjithshëm i gardës.
Simon Zereci do të qëndrojë në krye të Gardës, derisa të mbyllet procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Zereci ka mbajtur detyrën si zëvendës drejtor i përgjithshëm i gardës.
Ai e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë.
Kujtojmë se Ermal Onuzi dha dorëheqje nga posti më 3 qershor.