HomeBotaI veshur si polic qëllon me armë ndaj kongresmenëve të Partisë Demokratike,...

I veshur si polic qëllon me armë ndaj kongresmenëve të Partisë Demokratike, dy të vdekur

spot_imgspot_img

Melissa Hortman dhe John Hoffman

Një burrë i veshur si oficer policie qëlloi dy kongresmenë të Minesotës dhe bashkëshortet e tyre. Viktimat ishin senatori John Hoffman dhe përfaqësuesja Melissa Hortman. Të dy janë anëtarë të Partisë Demokratike Amerikane. Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark vdiqën në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e Hoffman nuk dihet ende, pasi së fundmi doli nga salla e operacionit me gruan e tij.

Sipas CNN, policia po kërkon një burrë që mbante veshur një jelek antiplumb. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, e quajti sulmin “një akt tragjik dhune politike”. 

I dyshuari është në arrati, i armatosur dhe i rrezikshëm sipas policisë. Sipas identitetit të publikuar, sulmuesi është i bardhë me flokë ngjyrë kafe dhe i veshur me një jelek të zi antiplumb mbi këmishë. Policia amerikane tha se burri mund të jetë ende duke u paraqitur si oficer policie, ashtu siç bëri me dy politikanët demokratë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular