HomeBota“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje!”- Trump: Ndalova luftën Kosovë-Serbi,...

“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje!”- Trump: Ndalova luftën Kosovë-Serbi, tani do të sjell paqe në Lindjen e Mesme

spot_imgspot_img

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një reagim në rrjetet sociale mbi rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve globale dhe për ambiciet për paqe në Lindjen e Mesme.

Trump ka përmendur ndërmjetësimin mes Indisë dhe Pakistanit, ndalimin e një lufte të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës gjatë mandatit të tij të parë, si dhe zbutjen e tensioneve mes Egjiptit dhe Etiopisë për shkak të digës në lumin Nil.

“Serbia dhe Kosova ishin në një përplasje të nxehtë dhe intensive, ashtu siç kanë qenë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë”, u shpreh Trump.

Ai ka shprehur gjithashtu bindjen se një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Iranit është e mundur dhe pritet të realizohet së shpejti, ndërsa theksoi se ka nisur tashmë komunikime dhe takime të rëndësishme.

“Do të kemi PAQE, së shpejti, mes Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po ndodhin tani. Bëj shumë, dhe kurrë nuk marr merita për asgjë, por nuk ka problem – POPULLI e kupton”, përfundon Trump.

Screenshot 2025-06-15 160633
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular