HomeKronikeKAMËZ/Përplasi 5 këmbësorë me makinë, braktisi mjetin në rrugë dhe u arratis!...

KAMËZ/Përplasi 5 këmbësorë me makinë, braktisi mjetin në rrugë dhe u arratis! Arrestohet shoferi 39-vjeçar

spot_imgspot_img

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përplasi pesë këmbësorë në Tiranë.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular