HomeLifestyleMeriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat e famshme, kush është partnerja...

Meriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat e famshme, kush është partnerja e re e moderatorit! Shkak për ndarjen nga Ilnisa tradhtia? Ish-çifti zgjedh të heshtë

spot_imgspot_img

Meriton Mjekiqi nuk gjen paqe në jetën e tij private. Viti i fundit ka qenë një vit që ka sjellë ndryshime në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Pas asaj që dukej si dashuri e vërtetë me Ilnisën, ai menjëherë u hodh në krahët e një tjetër femre.

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

ilnisa agolli meriton mjekiqi2

Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës. Pak muaj më parë shkruam për një tjetër romancë që moderatori ka nisur në Tiranë. Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës e sjellin Meritonin në Tiranë.

ilnisa agolli meriton mjekiqi3

Bëhet me dije se partnerja e re e moderatorit kosovar është një emër i njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekrane. Dyshja ka një lidhje të re dhe për momentin ka vendosur që ta jetojë sa më larg syve të publikut.

Që pas ndarjes nga Ilnisa, Meritoni duket se s’po gjen qetësi me historitë e dashurisë. Vetëm pak kohë më parë, ai konfirmoi mbarimin e lidhjes me gazetaren. Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta. Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.

ilnisa agolli meriton mjekiqi

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, -tha Meritoni për ‘Prive’.

ilnisa agolli meriton mjekiqi8

Më tej ai shtoi se pavarësisht të gjithave Ilnisa është një grua dhe nënë e mrekullueshme. “Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, nënvizoi ai.

ilnisa agolli meriton mjekiqi7

Edhe Ilnisa ka prekur në mënyrë të tërthortë këtë ndarje. Ilnisa Agolli, foli edhe rreth humbjeve, dështimeve e sfidave. Nuk mbeti pa u përmendur edhe jeta sentimentale, ndarja e saj, dhe si e sheh dashurinë.

ilnisa agolli meriton mjekiqi5

“Çdo ditë flas për dashurinë, sepse ne çdo ditë dashurojmë. Por një natë mendova me vetën, ‘mua do të më pyesin një ditë për dashurinë, por ç’do të them’, thash se dashuria është si një fitim dhe humbje. Fiton ndjenjën, humb mprehtësinë”, tha Ilnisa Agolli.

Pas ndarjes së çiftit, të shumta ishin aludimet se në fakt, shkak për këtë prishje të raportit ishte tradhtia që Meritoni bëri ndaj Ilnisës. Por një fakt i tillë nuk është komentuar kurrë nga dy protagonistët e kësaj historie, duke mbyllur gjithçka vetëm me fjalë të mira dhe mirënjohje për njëri-tjetrin.

ilnisa agolli meriton mjekiqi6
ilnisa agolli meriton mjekiqi9
ilnisa agolli meriton mjekiqi1
MERITON-ILNISA
ilnisa agolli meriton mjekiqi (4)
ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi5-e1716974848540
ilnisa-dhe-meritoni-2-2
ilnisa agolli meriton mjekiqi (2)
ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)
meriton mjekiqi ilnisa agolli
ilnisa meriton2
ilnisa meriton3
ilnisa agolli meriton mjekiqi
meritoni ilnisa
ilnisa agolli meriton mjekiqi3
meriton ilnisa big brother (4)
ilnisa agolli meriton mjekiqi4
ilnisa agolli meriton mjekiqi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular