HomePolitikeNë luftë për mandatin, kandidati i PD Aulon Kalaja: Do të shkoj...

Në luftë për mandatin, kandidati i PD Aulon Kalaja: Do të shkoj deri në Strasburg për legjitimitet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me 8 mijë e 120 vota në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u rendit i dyti në listën e hapur të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por rezulati i mirë vetjak nuk i dha mundësinë që të fitonte mandatin e deputetit.

Pakënaqësitë për rezultatin i përktheu në ankesa në KAS e Kolegj Zgjedhor, ku kërkon rinumërim të votave, por në një intervistë për A2CNN thotë se luftën po e vijon edhe për legjitimitetin e kandidatëve.

“Unë do të vijojë me ankimime të tjera, sepse këtë betejë nuk e kam nisur thjesht për mandat, por për parimin për të vendosur një gurë themeli që çdo kandidat nesër në zgjedhjet e ardhshme të ketë të drejtë për t’u ankimuar. Kodi Zgjedhor që thotë se kandidatët nuk legjitimohen për mendimin tim ka shkelur kushtetutën, unë do vazhdoj ankimin në Kolegj Zgjedhor dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në rast se nuk e zgjidh do shkoj dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Kalaja.

Përpara tij në listë me 1047 vota diferencë është Arjan Ndoja, por Aulon Kalaja pohon se luftën nuk e ka me kandidatët e tjerë brenda listës së PD apo me kundërshtarin, por me sistemin ku sfida e tij është ndryshimi i ligjit që kandidatët të kenë mundësi të ankohen edhe nëse partitë e tyre nuk i mbështesin.

“Unë mendoj që ai e ka bërë atë ligj që kandidatët nuk legjitimohen është një ligj antikushtetues. Prandaj është domosdoshëmëri, është imperativ i kohës që ky ligj jo për Aulon Kalanë  por për kandidatët e tjerë se unë mund të mos kandidoj më, por të ketë mundësi që kur ta rrahin ta lenë të qajnë. Kaq e thjeshtë është”, shton ai.

Vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për hapjen e një pjese të kutive në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja e quan një fitore të vogël, por shton se ka besim se deri në fund të procesit do të shkohet të hapja e të gjitha kutive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular