HomeRajoniSHBA uron Kosovën: Jeni vendi i parë në Europë që pranoni shtetas...

SHBA uron Kosovën: Jeni vendi i parë në Europë që pranoni shtetas të huaj nga Amerika

spot_imgspot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Kosovës në çështjet e migracionit, duke e cilësuar si vendin e parë në Evropë që ka pranuar shtetas të vendeve të treta të dëbuar nga SHBA.

Në një deklaratë zyrtare, Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, shprehu falënderime për institucionet dhe popullin e Kosovës për këtë kontribut të rëndësishëm.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës,” thuhet në deklaratë. “Sigurimi i kufirit amerikan mbetet një prioritet kyç për Administratën Trump, dhe vlerësojmë shumë mbështetjen e Kosovës në këtë drejtim.”

Ky veprim është cilësuar si një tregues i qartë i lidhjeve të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe i përkushtimit të përbashkët për forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në menaxhimin e migracionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular