Pas sulmeve të fundit midis Izraelit dhe Iranit, është anuluar dasma e djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ceremonia, e cila ishte planifikuar për ditën e hënë, kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ishte shoqëruar me thirrje për protesta nga lëvizjet kundër qeverisë.
Sipas “Times of Israel”, Avner Netanyahu dhe e fejuara e tij Amit Yardeni kishin planifikuar të martoheshin në kibucin Yakum.
Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të rrepta, ku perimetri i ceremonisë ishte rrethuar me tela me gjemba në një rreze prej 100 metrash, ndërsa hapësira ajrore mbi zonë ishte mbyllur në një distancë prej 1.5 kilometrash.
Ceremoninë ishte parashikuar ta drejtonte ish-kryerabini i Izraelit, Meir Lau. Çifti kishte vendosur që të mos ftonte asnjë figurë politike në dasmë, për të shmangur përplasjet politike në një kohë të ndjeshme për vendin.
Ndërkohë, kundërshtarët e qeverisë kanë kritikuar ashpër organizimin e dasmës, duke theksuar se shumë pengje izraelite ndodhen ende të bllokuar në Rripin e Gazës, që prej sulmeve të Hamasit në tetor të vitit të kaluar.