HomeEkonomiTATIMET publikojnë pagat minimale në turizëm, në ‘sitë’ bizneset që i deklarojnë...

TATIMET publikojnë pagat minimale në turizëm, në ‘sitë’ bizneset që i deklarojnë më pak

spot_imgspot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të deklarojnë saktësisht pagat e punonjësve për të shmangur kontrollet e thelluara.

Në listën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve jepen pagat indikative për profesione si kamarier, menaxher, roje, pastrues, kuzhinier, picierë, punëtor pastrimi dhe të tjerë.

Pagat e referencës fillojnë nga 55,000 lekë për rojen e parkimit dhe punëtorët e pastrimit të plazhit. Për pozicionet e kamarierëve, pagat variojnë nga 70,000 – 80,000 lekë, ndërsa arrijnë në 130,000 – 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive dhe pozicione të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve, bizneset që deklarojnë pagën e punonjësve në sektorin e turizmit nën nivelin e pagës indikative do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt i verifikimeve të thelluara. Ky hap është marrë për të shmangur informalitetin e pagave në këtë sektor.

Formalizimi i sektorit të turizmit, si dhe rritja e numrit të punonjësve të deklaruar me pagat dhe pozicionet e punës reale, janë objektivat e Administratës Tatimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular