HomeBotaTrump paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj SHBA-së do të përballet në nivele...

Trump paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj SHBA-së do të përballet në nivele të papara me forcën e plotë të ushtrisë amerikane

spot_imgspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me një reagim të ashpër ushtarak nëse Irani kryen ndonjë sulm ndaj SHBA-së. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump theksoi se vendi i tij nuk ka qenë i përfshirë në sulmin e fundit ndaj Iranit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit, sonte,” shkroi presidenti amerikan.

Ai paralajmëroi: “Nëse ne sulmohemi në çfarëdo forme nga Irani, fuqia dhe forca e plotë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele që nuk janë parë kurrë më parë.”

Megjithatë, Trump shtoi se ekziston ende një mundësi për zgjidhje diplomatike:

“Ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe ta përfundojmë këtë konflikt të përgjakshëm”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular