HomeBotaAeroplanmbajtësja amerikane “Nimitz” ndryshon kursin dhe i drejtohet Lindjes së Mesme pas...

Aeroplanmbajtësja amerikane “Nimitz” ndryshon kursin dhe i drejtohet Lindjes së Mesme pas tensioneve Izrael-Iran

spot_imgspot_img

Aviacioni luftarak amerikan USS Nimitz, i cili ndodhej në Detin e Jugut të Kinës, ka ndryshuar kursin dhe është nisur drejt Lindjes së Mesme, në sfondin e konfliktit në rritje mes Izraelit dhe Iranit.

Lëvizja u bë publike nga faqja Marine Traffic, që ndjek në kohë reale lëvizjen e mjeteve detare në të gjithë botën.

Aktualisht, aeroplanmbajtësja po kalon ngushticën e Malakës, mes ishullit indonezian Sumatra dhe Malajzisë.

Në një kërkesë për koment nga agjencia AFP, marina amerikane nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Sipas një zyrtari të qeverisë vietnameze, një pritje zyrtare që ishte planifikuar për të premten, më 20 qershor, në bordin e “Nimitz” gjatë një vizite katërditore në qytetin Da Nang të Vietnamit qendror, është anuluar.

Në një letër të ambasadës amerikane thuhet se arsyeja e anulimit është një “nevojë urgjente operacionale”, e përcjellë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular