HomePolitike“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës: Jam...

“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse në shtator kërkoni falje për 2008-ën

spot_imgspot_img

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.

Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.

“Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.

Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.

Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi. (A2 Televizion)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular