HomeBotaIsh-diplomat izraelit: Donald Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me...

Ish-diplomat izraelit: Donald Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

spot_imgspot_img

Ish-diplomati izraelit, Alon Pinkas, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fuqinë dhe mjetet për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Iran.

Trump është në një pozicion për të negociuar një marrëveshje paqeje, tha Pinkas për Newsday në World Service.

Ai u shpreh ndër të tjera se presidenti Trump mund t’i bjë një ofertë Teheranit që do t’i lejonte atij të pranonte një paqe të negociuar, por meqenëse Irani është në një pozicion të dobët negociues.

“Presidenti Trump mund ta merrte telefonin dhe t’i thoshte zotit Netanyahu ‘mjaft më – keni 24 orë për t’i dhënë fund kësaj”, tha ai.

Kriza në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet ndjeshëm, pasi Irani ka lëshuar një tjetër breshëri raketash ndaj objektivave në të gjithë territorin izraelit, përfshirë qytetet kryesore si Tel Avivi dhe Haifa.

Sipas shërbimit emergjent izraelit, tre persona kanë humbur jetën në qendër të Izraelit si pasojë e këtyre sulmeve.

Sulmi iranian erdhi pak pas një operacioni ushtarak izraelit që kishte në shënjestër bazat e raketave të Iranit, ku gjithashtu u raportua edhe vrasja e shefit të inteligjencës së forcave të armatosura iraniane.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë iraniane ka deklaruar se që nga fillimi i luftimeve ditën e premte, sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 224 shtetasve iranianë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë të shkurtër, është shprehur se shpreson që “të dy vendet të mund ta zgjidhin vetë mes tyre konfliktin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular