HomeBotaIzraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran, udhëzon civilët të evakuohen: Largohuni...

Izraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran, udhëzon civilët të evakuohen: Largohuni menjëherë që të shpëtoni jetën

spot_imgspot_img

Ushtria izraelite ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për civilët iranianë që të largohen “menjëherë” nga një zonë e konsiderueshme e Teheranit, kryeqytetit të Iranit.

“Në orët në vijim, IDF do të veprojë në zonë, siç ka bërë ditët e fundit në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”, shkroi në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee.

Ai i bashkëngjit një hartë paralajmërimit duke thënë se njerëzit në disa pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona.

“Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, përfundon paralajmërimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular