Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë gjithë ditës parashikohet që qielli të jetë i pastër, me përjashtim të ndonjë kalimi të lehtë me vranësira në zonat malore gjatë orëve të mesditës.
Sipas Shërbimi Meterologjik Ushtarak erërat do të fryjnë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me një intensitet mesatar prej 8 m/s. Në zona të caktuara si lugina apo bregdet, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë një ndjesi më freskuese në këto rajone.
Përsa i përket gjendjes në det, pritet që ai të jetë i qetë në pjesën më të madhe të ditës, me valëzim të lehtë në nivelin 1 deri në 3 ballë.

