HomeEkonomiNjë në dy shqiptarë me makinë, por çereku nuk paguajnë taksat! DPSHTRR:...

Një në dy shqiptarë me makinë, por çereku nuk paguajnë taksat! DPSHTRR: Stoponi detyrimet nëse nuk qarkulloni me mjete

spot_imgspot_img

Shifrat e regjistrimit të mjeteve tregojnë se një në dy shqiptarë është posedues i një makine. Por të dhënat konfirmojë gjithashtu se 25% e tyre nuk paguajnë taksat vjetore dhe nuk kryejnë kontrollin teknik.

Ndërsa borxhi ndër vite përllogaritet në 17 miliardë lekë. “Në këtë muaj qershori të dhënat e përpunuara tregojnë se 256 mijë mjete nuk paguajnë detyrimet pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë. Çdo debitor ne e njoftojmë nëpërmjet eAlbania. Ndërkohë që jemi gati me një bankë që të ofrojnë pagesën e detyrimeve on line”, tha Arben Progni.

Tatimet kanë njoftuar se debitorët do të jenë në lupën e tyre, por mbetet për t’u parë se si do të evidentohen borxhlinjtë. Një pjesë e makinave janë mjete të cilat nuk janë në qarkullim, por që poseduesit nuk kanë kryer çregjistrimin. Drejtoria e Transportit Rrugorë thotë se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve. “Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm.

Kjo procedurë parashikon që të stopohen detyrimet e përllogaritura për aq kohë sa mjeti nuk qarkullon. Por ky çregjistrim kërkon që makina të mos ketë detyrime të papaguara”, sqaroi Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjetit në DPSHTRR. Çregjistrimi i përkohshëm lidhet edhe me emigrantët, të cilët janë posedues të një mjeti, por që nuk e përdorin gjatë gjithë vitit. Ndërkohë për çregjistrim i përhershëm kërkon që mjeti të paguajë të gjithë detyrimet./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular