Kamzës, bashkisë së gjashtë në vend për nga numri i popullsisë dhe e treta në Shqipëri për numrin e nxënësve nuk i mungojnë nxënësit e shkëlqyer dhe talentet. Bashkia dhe veçanërisht kryetari Rakip Suli ka patur vëmendje maksimale ndaj arsimit e reflektuar kjo jo vetëm në investimet me standarett bashkëkohore të kryera në institucionet arsimore si çerdhe, kopshte dhe shkolla, por ka qenë vendosmëria e tij që të vendoseshin bursat për ekselentët e qytetit si motivim për ta në mbështetje të arritjeve të tyre.0
“Pata kënaqësinë të mirëpres nxënësit ekselentë të shkollave të mesme të Kamzës, krenarinë e qytetit tonë, dhe prindërit e tyre. Në çdo takim me të rinjtë tanë më të mirë, ndjej më shumë besim dhe shpresë për të ardhmen. Ata janë dëshmia më e bukur se përkushtimi, puna dhe dijet shpërblehen gjithmonë.
Ashtu si çdo vit, vijojmë mbështetjen për ekselentët e shkollave te mesme, me bursa prej 450$/vit, duke investuar me bindje në arsim dhe në të rinj, sepse këtu nis zhvillimi i qëndrueshëm i një qyteti” – shkruan Rakip Suli në një pritje të para disa ditëve më më të mirët e shkollave të qytetit të Kamëz .
Arsimi ka qenë jo prioritet, por kryeprioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Prej ditës së parë që është ulur në karrigen e drejtuesit, z.Suli është përkushtuar jo vetëm të krijojë infrastrukturën e duhur në fushën e arsimit ku sot që flasim kemi shkolla të reja të ndërtuara me standardet europiane të pajisura dhe me infrastrukturën e duhur mbështetëse.
Bashkia dhe kryebashkiaku Rakip Suli kanë qenë të përqendruar për të dhënë çfarëdo mbështetje tjetër që arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, kanë kërkuar në dyert e pushtetit lokal dhe ky institucion ka mundur të iu gjendet. Kryebashkiaku Rakip Suli ka qenë i angazhuar për të dëgjuar çdo ankesë, vlerësuar atë dhe dhënë zgjidhje në çdo objekt të sistemit arsimor në territorin e Bashkisë Kamëz. Rakip Suli e ka nisur që në ditët e para me arsimin duke (ku mungonte ngrohja, baza materiale etj) dhe mundësuar aktualisht që situata të jetë rrënjësisht tjetër. Mbështetje është dhënë për nxënësit talente në shkollave, ekselentët kanë qenë nën vëmendje maksimale ku për herë të parë u kthyen bursat për ta si në sistemin 9-vjecar dhe atë të mesëm, si dhe për arsimtarët dera e bashkisë ka qenë e hapur jo vetëm si prind por dhe mësimdhënës për ti dëgjuar për ankesat apo dhe idetë që ata kanë për mbështetjen për arsimin.
