gron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, thotë se duhet të ketë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke e quajtur një skandal faktin që Veliaj vijon të të jetë kryebashkiak nga qelia e paraburgimit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” n MCN TV, Shehaj deklaroi se opozita duhet të përgatitet për zgjedhje dhe se një kandidat i përbashkët dhe jo nga një parti politike, do të krijonte premisa për sukses në këto zgjedhje.
Agron Shehaj: Propozimi im është i thjeshtë, një kandidat jo politik është dikush që nuk vjen nga rradhët e një partie politike. Është e çuditshme se si kryetari aktual i Bashkisë është në burg dhe nuk është shkarkuar. Ka shumë gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme për Tiranën. Duke parë rezultatet e 11 majit, Rama ka gjasa ta zëvendësojë një shërbëtor me një tejtër.
Çfarë mund të bëjmë ne që Rama të mos rifitojë sërish zgjedhjet? Ne mund të zgjedhim një kandidat jo partiak, në këtë kuptim mendoj se edhe Berisha e ka të qartë se çfarë dua të them. Mund të fitojmë votat e partive opozitare, por edhe atyre që mund të mos kenë votuar partitë opozitare. Ky është një shans për ti hequr Ramës Bashkinë e Tiranës, me një kandidat të papërfolur, që bën kontrast me kandidatët e Edi Ramës. Më kanë pyetur për emrat, por mendoj se ka rëndësi profili dhe të mos jetë kandidat i një partie poliitke, përfshirë edhe PD-së. E pamë që nëse nuk dalim me një kandidat që bën kontrast…
Ylli Rakipi: O Agron ai (Berisha) nuk bën dot zap të “varurit”, jo më të pavarurit që kërkon ti…
Preç Zogaj: Ne nuk dimë a do të ketë zgjedhje, se peshku në det, tigani në zjarr… Veliaj nuk është shkarkuar akoma. Ideja është e re. Është ide e përdorur në botë, është për tu marrë në konsideratë, por ka një problem, sepse kriza e opozitës është kaq e madhe sa është përtej ideve të bukura…
Ylli Rakipi: Për Alimehmetin çfarë mendimi ke ti Agron?
Agron Shehaj: Kandidimi i një figure të rëndësishme për kryetar bashkie, mendoj se është ide e mirë, sepse është e vetmja mundësi që kemi për ti hequr Ramës duart nga Bashkia e Tiranës.
Klodiana Lala: Flasim në situatë hipotetike sepse Veliaj është në detyrë
Agron Shehaj: Jeni dakord që kjo është anomali? Do të ishte skandal. Vendimi për shkarkimin e Veliajt është i vonuar, në asnjë vend të botës, nuk do të ndodhte që kur një kryetar bashkie është në burg, ti mbahet vendi aty.
Klodiana Lala: Ligji është i paqartë në këtë pikë dhe qeveria po e shfrytëzon.
Agron Shehaj: Po flas politikisht. Një krytar bashkie me hije kaq të fortë…
Klodiana Lala: Rama po shfrytëzon ligjin për të qëndruar në këtë situatë. Po të dojë Rama e shkarkon për një minutë.
Zoti Shehaj, keni artikuluar një ide për një kandidat që të jetë apolitik dhe të vijë nga shoqëria civile. Nuk i trembeni faktit që Rama mund t’ju kundërpërgjigjet me një kandidaturë të ngjashme?
Agron Shehaj: Ne na akuzojnë që nuk jemi gati dhe i lëmë gjërat për moment të fundit. Unë po bëj një propozim. Uroj të ketë zgjedhje sa më shpejt. Pastaj se ç’bën Rama… Unë them, sido që të jetë, këdo të zgjedhë Rama, ne kemi mundësinë të dalim përballë kandidatit të Ramës, me një kandidat që ta mbështesim të gjithë.
Enton Abilekaj: Ka dy momente që mund ti interesojnë Ramës. E para, Rama nëse opozita hyn në zgjedhjet e pjesshme lokale, do ti interesonte shumë për tu ndalur kontestimi i 11 majit. Nëse opozita hyn në zgjedhje, 11 maji quhet i mbyllur. E dyta, nëse ka betejë të heshtur, Rama-Veliaj, shpallja e zgjedhjeve, ti vijë për shtat Ramës për të shkarkuar Veliajn sa më shpejt. Pra Ramës i intereson propozimi.
Agron Shehaj: Nuk më duket sikur Rama është në vështirësi, sepse i duhet shkak për të shkarkuar Veliajn, ai e ka treguar se i ka shkarkuar edhe brenda ditës. Ai është në kushtet kur duhet të justifikojë pse nuk e ka shkarkuar akoma. Pastaj, mundësisë për mos-pjesëmarrje në zgjedhje, mendoj se gabimi më i madh ka qenë djegia e mandateve dhe mos-pjesëmarrja në zgjedhje. Këta që kanë qenë partizanë të këtyre qëndrimeve, u zhdukën.