HomePolitikeSot Ministeriali i Evropës Juglindore në Tiranë, zbardhet axhenda

Sot Ministeriali i Evropës Juglindore në Tiranë, zbardhet axhenda

spot_imgspot_img

Sot ditën e hënë, me datë 16 qershor 2025, në kryeqytet do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi, bën me dije se si është planifikuar paraprakisht axhenda e SEECP.

Eventi nis në orën 11:30. Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.

Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti. Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së.

Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë. Por për shkak të këtij Ministeriali të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, do të ketë dhe disa bllokime të përkohshme të disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet.

Në ardhje të delegacioneve, do të bllokohet aksi Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George Ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”. Në largim të delegacioneve, do të bllokohen Rruga “George Ë Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i  Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit. SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular