Grupi i Trump njoftoi të hënën lansimin e një shërbimi të ri telefonie celulare dhe një smartfoni me çmim 499 dollarë, i cili do të dalë në treg në shtator.
Shërbimi i ri, i quajtur Trump Mobile, do të ofrojë një paketë mujore me çmim 47.45 dollarë, që përfshin biseda të pakufizuara, mesazhe dhe internet, si dhe ndihmë rrugore dhe përfitime për shërbime tele-mjekësore dhe farmaci, sipas faqes zyrtare.
Kompania, në pronësi të ish-presidentit Donald Trump, njoftoi gjithashtu se do të shesë smartfonin T1, i cili vjen me një kuti metalike me ngjyrë ari dhe një flamur amerikan të gdhendur.
Ky projekt i ri është shembulli më i fundit i impenjimit të biznesit të Trump, që shfrytëzon lidhjen e tij me pozitën e ish-presidentit të SHBA-së.