HomeBotaVIDEO/Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit, gazetarja largohet nga studioja gjatë sulmit

VIDEO/Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit, gazetarja largohet nga studioja gjatë sulmit

spot_imgspot_img

Rrjeti i Lajmeve i Republikës Islamike të Iranit (IRINN), pjesë e transmetuesit shtetëror të vendit, ka njoftuar se është sulmuar nga Izraeli, sipas raporteve të agjencisë Reuters.

Ky sulm vjen vetëm pak orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi se transmetuesi shtetëror “është afër zhdukjes”.

Në pamjet e mëposhtme duken momentet kur mbeturinat bien në studio, ndërsa prezantuesja largohet nga kamera. Televizioni shtetëror iranian ka rifilluar më pas transmetimin live, pasi kishte ndërprerë për disa minuta pas sulmit izraelit.

Një tekst i shfaqur në ekran njofton se të gjitha programet “po vazhdojnë transmetimin live pa asnjë ndërprerje”.

Një tjetër shirit lajmesh bën me dije se Izraeli “në një shkelje brutale ka goditur një nga ndërtesat e televizionit shtetëror iranian”.

Transmetuesi shton se Izraeli po përpiqej të “mbyllte zërin e së vërtetës” përmes këtij sulmi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular