HomeBota“Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore”- Deklarata e G7: Izraeli...

“Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore”- Deklarata e G7: Izraeli ka të drejtën të mbrohet, thirrje për armëpushim në Gaza

spot_imgspot_img

Në përfundim të samitit të G7 në Kanada, liderët e ekonomive më të mëdha botërore lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ritheksojnë mbështetjen për sigurinë e Izraelit dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për konfliktin në Gaza.

“Ne, liderët e G7, ritheksojmë përkushtimin tonë për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, afirmojmë se Izraeli ka të drejtën të mbrohet dhe përsërisim mbështetjen për sigurinë e tij.

Theksojmë rëndësinë e mbrojtjes së civilëve.

Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit në rajon.

Ne kemi qenë të qartë se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në de-përshkallëzim të konfliktit, përfshirë edhe një armëpushim në Gaza.

Jemi të përgatitur të koordinohemi me partnerë me të njëjtat qëndrime për të mbrojtur stabilitetin në tregjet ndërkombëtare të energjisë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular