Asnjë minutë në tri ndeshjet e fundit. Tashmë duket se ka një “ftohje” mes Silvinjos dhe Jasir Asanit. Pasi udhëtoi nga Koreja e Jugut drejt Tiranës, anësori edhe këto dy takime nuk u aktivizua.
Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Asani ka postuar një foto duke bërë me shenjë si telefon dorën e tij të djathtë.
Ndërkohë, komentet e tifozëve janë të shumta, duke thënë se ai nuk meritonte që të mos luante në këto ndeshjet e fundit.
