Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i tij, u arrestua nga agjentët federalë të imigracionit.
Agjentët e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) arrestuan Brad Lander, i cili akuzohet “për sulm ndaj zbatimit të ligjit dhe pengim të një oficeri federal”.
Arrestimi vjen në mes të një goditjeje të imigracionit nën urdhrat e Presidentit Donald Trump, i cili ka udhëzuar zyrtarët federalë të kryejnë bastisje dhe të dëbojnë emigrantët që ndodhen në SHBA ilegalisht.
“Ju nuk keni autoritet për të arrestuar qytetarët amerikanë,” dëgjohet Lander duke u thënë agjentëve, teksa e vendosin atë në pranga.
Dora Pekec, zëdhënësja e fushatës së Lander, tha se po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme e New Jork-ut, Letitia James, e quajti arrestimin “thellësisht të papranueshëm”.