HomeAktualitetE trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të...

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll, la pas dy vajzat e mitura

spot_imgspot_img

Kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo, është nadrë nga jeta para kohe, duke lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Lajmin e trishtë për humbjen e saj e ka dhënë, ditën e sotme, deputeti i PD Bledjon Nallbati.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë. Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike. Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti Nallbati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular