HomeAktualitetIsh-drejtori i kufirit hedh poshtë teoritë për kapjen e radarëve nga krimi...

Ish-drejtori i kufirit hedh poshtë teoritë për kapjen e radarëve nga krimi i organizuar: E pamundur! Trafikantët gjenin gomone të vogla që të mos kapeshin

spot_imgspot_img

Ish drejtori i kufirit, Pëllumb Nako ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur mbi ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare.

I pyetur nëse grupet kriminale kontrollonin radarët në portin e Durrësit, Nako thekson se diçka e tillë ka qenë e pamundur, pasi në këtë mënyrë i bie të ishte e gjithë struktura shtetërore në hyqmin e organizatave kriminale.

Nako: Një problem që duhet identifikuar se në mënyrë instiktive merr përmasa të mëdha. Kam një perceptim për këto problematika, nga ata që di dhe ato që thonë mediat. P.sh. çështja e radarëve nuk funksionon fare. Mënyra se funksionon qendra e detit nuk është e mundur fikja e radarëve. Janë mekanizma që e kontrollojnë. Nuk ka mundësi të ndodhë. Është teknologjia që e njoh.

Do ishte një kombinim që të ishte një organizatë e tërë nën hyqmin e organizatave kriminale. Nuk ekziston kjo mundësi. Sistemi i radarëve nuk është që të krijojë probleme, nuk e ka këndvështrimin në bregun e detit. U adoptua për çështjet e sigurisë publike. Pati një moment kur ndryshuan teknologjinë edhe trafikantët, merrnin gomone të vogla që nuk i kapnin radarët. Ka probleme, ka struktura që i implikojnë. Pika e vlimit, është një histori e gjatë për tu analizuar. Nuk i jep përgjigje me një po ose jo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular