HomeAktualitetVIDEO/Koncerti festiv “Tingujt e Liqenit”, kryebashkiaku Rakip Suli: Atmosferë e mrekullueshme në...

VIDEO/Koncerti festiv “Tingujt e Liqenit”, kryebashkiaku Rakip Suli: Atmosferë e mrekullueshme në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

spot_imgspot_img

Aktivitetet kulturore të Bashkise Kamëz për komunitetin nuk kanë të ndalur pavarësisht muajve dhe stinëve. Të organizuara në kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe punës së stafit të Qendrës së Kulturës këto aktivitete kanë qenë argëtuese për banorët e Paskuqanit dhe Kamzës dhe çdo qytetar tjetër që frekuenton këtë atraksion të mrekullueshëm pasditeve.
“Atmosferë e mrekullueshme në Parkun e Liqenit të Paskuqanit , gjatë koncertit festiv “Tingujt e Liqenit” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Artan Cuku”. Qyteti në festë- shkruan Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli në Facebook. Koncerti festiv “Tingujt e Liqenit” është kthyer tashmë në një traditë për qytetarët e Paskuqanit, Bathores, Kamzës, Babrrusë, Laknasit, Zallmner Valiasit etj, me performancën e shkëlqyer të artistëve më të njohur si Dardan Pepkolaj, Lirim Hoxha, e madhja Vera Laçi etj, ansamblit të valleve, të cilët edhe kësaj here kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore. Vëmendja e institucionit Bashki dhe kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë e veçantë dhe së bashku me drejtorinë përkatese është mundësuar të bëhet më e mira që qytetarët të mbeten të kënaqur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular