HomeKryesoreKreu i SPAK, Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Për t’i shpërbërë...

Kreu i SPAK, Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Për t’i shpërbërë organizatat kriminale beteja duhet të jetë kolektive

spot_imgspot_img

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka deklaruar se asnjë vend në rajon nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ai shtoi se një hetim i nisur në një shtet shpeshherë shpie në pista, fakte apo lëvizje financiare në një vend tjetër, çka e bën të domosdoshme qasjen e përbashkët në hetime dhe ndërhyrje.

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund ti bëjë ballë këtyre fenomene i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionit janë transnacionale dhe rrjetet e tyre janë shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve, të dyshuarave apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për ti shpërbërë këto struktura duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territorit, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit. Kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular