HomeLifestyleLamine Yamal në një lidhje me modelen 13 vite më të madhe?...

Lamine Yamal në një lidhje me modelen 13 vite më të madhe? Influencerja spanjolle “thyen” heshtjen: Po më kërcënojnë me vdekje

spot_imgspot_img

Një influencere spanjolle, e përfolur për një lidhje të mundshme me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, ka deklaruar publikisht se ka marrë kërcënime të rënda me vdekje, pas përhapjes së fotove që çuan në spekulime për një romancë mes tyre.

Fati Vázquez, 30 vjeçe, një influencere me gati 400 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 320 mijë në TikTok, u vu në qendër të vëmendjes pasi ndau fotografi nga i njëjti vend pushimi si Lamine Yamal, 17-vjeçari i talentuar i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle.

Pamjet e ndara në rrjete sociale – që fillimisht u verifikuan nga Mundo Deportivo – tregonin Yamal në një varkë me një sfond shkëmbor, ndërsa disa ditë më vonë, Fati publikoi foto të saj me një sfond pothuajse identik.

Gjithashtu, të dy postuan fotografi në një pishinë “infinity”, me të njëjtën pemë dhe tendë të dukshme në sfond – megjithëse nga kënde të ndryshme. Kjo bëri që rrjetet sociale të shpërthenin në spekulime për një romancë të fshehtë mes çiftit.

Megjithatë, influenceri Javi De Hoyos hodhi poshtë thashethemet, duke pretenduar se kishte komunikuar drejtpërdrejt me Yamal: “Nuk ka asnjë lidhje mes tyre. Ai nuk ka qenë vetëm në atë vend, ishte me disa shokë të ekipit të Barcelonës.”

De Hoyos shtoi se Fati mund të ketë qenë atje për arsye të tjera apo e lidhur me ndonjë tjetër lojtar të ekipit.

Por pavarësisht përgënjeshtrimeve, Fati Vázquez ka zbuluar se përballë kësaj vale spekulimesh, ka marrë kërcënime serioze me vdekje, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram: “Është e trishtueshme të shohësh njerëz që kanë një errësirë të tillë brenda, sa i dëshirojnë vdekjen dikujt që as nuk e njohin.”

Ajo shtoi: “Unë zgjedh të jetoj me qëllimin për të vazhduar të rritem dhe për ta rrethuar veten me dritë. Atyre që më dëshirojnë të keqen, u uroj shërim.”

Ndërkohë, Lamine Yamal është larguar drejt Italisë për të shijuar disa ditë pushimi pas një sezoni të mbushur me arritje, si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren spanjolle. Adoleshenti është vënë në qendër të vëmendjes mediatike dhe sportive dhe po përmendet seriozisht si një kandidat i mundshëm për Topin e Artë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular