HomePolitike“PD nuk ofron alternativa”, Ibsen Elezi: Në kampin blu mbizotëron servilizmi ndaj...

“PD nuk ofron alternativa”, Ibsen Elezi: Në kampin blu mbizotëron servilizmi ndaj Berishës

spot_imgspot_img

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deformimi i procesit zgjedhor në Shqipëri nis shumë përpara se qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit. Sipas tij, mungesa e ndëshkueshmërisë dhe bashkëpunimi i strukturave me aktorë politikë janë ndër shkaqet kryesore që e kanë çuar vendin në një krizë të thellë demokratike.

Elezi vlerësoi punën e SPAK, duke theksuar se akuzat ndaj institucionit si i anshëm nuk qëndrojnë, ndërsa theksoi se faji për humbjen e zgjedhjeve nuk mund t’i faturohet vetëm të tjerëve, por lidhet edhe me paaftësinë e opozitës për të ndërtuar një alternativë të besueshme.

Analisti u shpreh se shumë figura brenda opozitës nuk reagojnë ndaj Sali Berishës, jo për shkak të bindjeve politike, por nga frika se “u pritet koka politikisht”. Sipas tij, kjo sjellje servile pengon ndërtimin e një opozite të vërtetë dhe me integritet, e cila mund të ofrojë një alternativë reale për vendin.

“Ky proces deformohet së pari para se të shkojmë tek kutia e votimit. Kjo duhet të ishte ndëshkuar me kohë, kurajoja e strukturave që e kanë për detyrë ndjekjen e një krimi të tillë. Shumë nga ata që e kërkojnë janë palë e këtij deformimi. Nuk përbën sens fraza kemi humbur zgjedhjet sepse SPAK është me Ramën. Më së miri SPAK e ka vërtetuar, që qeverisja e Ramës është një qeverisje me shumë zyrtarë të arrestuar. SPAK i ka dhënë një favor të madh në opinionin publik opozitës, pastaj se sa e shfrytëzon opozita është dishtë diçka tjetër. Nuk mund të fitosh kurrë duke akuzuar tjetrin, po dueht të japësh edhe versionin tënd. Akuzojnë njëri-tjetrin me akuza boshe, kanë akuza pa fakte. E kanë futur këtë shoqëri në një absurd, që shoqërisë t’i duket si diçka normale. Krimi i vjedhjeve të votës është krimi më i rëndë, sepse cenon shtetformimin.

Unë i mbetet parimit që përplasjet tona në vend janë përplasje të brendshme. Që ne të ankohemi ne tek Evropa, sepse nuk bëjmë dot demokraci, kjo është qesharake. Europa e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë me Shqipërinë për shkak të gjeopolitikës, duan që ta fusin në BE. Duhet të ndryshohet i gjithë sistemi politikë, dhe kjo duhet të vijë nga opozita. Po që të flasësh për moral, fillimisht duhet ta kesh atë. Nuk ngrihen ndaj Berishës se kanë frikë se u pirjet koka, politikisht. Nuk ka zë kundër në PD, të gjithë i servilosen Sali Berishës”, tha analisti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular