HomeEkonomiEdhe mikrofinanca shqiptare në SEPA? - Isaj: Vijon puna për procesin e...

Edhe mikrofinanca shqiptare në SEPA? – Isaj: Vijon puna për procesin e aplikimit. Tavane për tarifat që do të zbatohen

spot_imgspot_img

Pas pranimit të bankave në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), prej pak muajsh ka nisur puna edhe për fazën e dytë, atë të aplikimit dhe përfshirjes së institucioneve financiare jobanka.

Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, Brunilda Isaj, u shpreh se institucionet financiare jobanka janë brenda afateve të rëna dakord për realizimin e aplikimit, ndërsa sfidë mbeten ndërmjetësuesit dhe sasia e investimit.

“Ende vijon puna në bashkëpunim me rregullatorin dhe departamentin përkatës të pagesave në Bankën e Shqipërisë. Është rënë dakord që kjo do të jetë faza e dytë e projektit, e cila për institucionet financiare jobanka edhe për shkak të tipologjisë dhe dimensionit të biznesit të tyre paraqet disa sfida të vogla. Së pari, në planin teknik, sepse do të duhet që institucionet financiare jobanka të bashkëpunojnë me një ndërmjetësues për t’u anëtarësuar në platformën e kuadrimit të klerimit të pagesave, të cilat janë çështje që duhen zgjidhur një nga një dhe Banka e Shqipërisë është duke ndërmjetësuar dhe suportuar në këtë proces. Sfida e dytë është ajo e sasisë së investimit, pra madhësisë së investimit që është e lidhur me këtë proces, sepse për institucionet tona, kostot e vendosjes së ndërmjetësimit dhe të anëtarësimit në këto platforma pagesash, të cilat janë globale, janë të konsiderueshme dhe me qëllimin për të mos u transferuar te klienti fundor, do të duhet të gjejmë disa mundësi bashkëpunimi me kosto më të lirë ose disa ofrues të cilët ofrojnë edhe çmime për disa institucione njëherazi,” tha Isaj.

Për sa i përket realizimit të transfertave me SEPA, Isaj theksoi gjithashtu se do vendosen tavane për tarifat që do të aplikohen.

“Rregullatori është shprehur se do të punojnë edhe me tavane. Do të vendosin limite maksimale të ofrimit të tarifave që do të thotë se do të mund të ruhet konkurrueshmëria dhe të ruhet konsumatori nga kostot të cilat mund të mos jenë të lidhur drejtpërdrejtë me aktivitetin.”

Me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare të skemës vlerësohet se do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular