HomeAktualitetEMRAT/SPAK çon në gjyq pesë ish-zyrtarët për shkelje në tendera të ARRSH-së

EMRAT/SPAK çon në gjyq pesë ish-zyrtarët për shkelje në tendera të ARRSH-së

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ata akuzohen se kanë manipuluar një tender shumë të madh për rikonstruksionin e një rruge në Tiranë.

Tenderi kishte vlerë rreth 22 milionë euro dhe ishte për punimet në rrugën “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

SPAK thotë se këta ish-zyrtarë, duke punuar bashkë, kanë bërë shkelje që kanë dëmtuar konkurrencën e ndershme midis kompanive që morën pjesë në garë. Hetimet përfshinë shqyrtimin e dokumenteve të tenderit, ofertave të ndryshme dhe intervistimin e përfaqësuesve të kompanive të tjera që konkuruan.

EMRAT:

Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular