HomeBotaMinistri i Mbrojtjes i SHBA: Ushtria e gatshme të zbatojë çdo vendim...

Ministri i Mbrojtjes i SHBA: Ushtria e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin

Ushtria amerikane është e përgatitur të ekzekutojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund të marrë lidhur me çështjet e luftës dhe paqes, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Ai nuk konfirmoi përgatitjet për sulme ndaj Iranit, por theksoi se kur të merret një vendim i tillë, ushtria do ta zbatojë menjëherë.

Më parë, Trump shmangu pyetjet për mundësinë e një sulmi ndaj Iranit ose objektet bërthamore të tij, duke thënë se iranianët po përpiqen të komunikojnë, por sipas tij, “është shumë vonë për bisedime”.

“Situata është shumë ndryshe nga një javë më parë,” tha Trump për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar: “Askush nuk e di se çfarë do të bëj.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular